“JAM E PËRMBUSHUR NË ÇDO ASPEKT”/ Soni Malaj flet për vajzën dhe planet për një dasmë (VIDEO) – AlpeGossip
“JAM E PËRMBUSHUR NË ÇDO ASPEKT”/ Soni Malaj flet për vajzën dhe planet për një dasmë (VIDEO)

“JAM E PËRMBUSHUR NË ÇDO ASPEKT”/ Soni Malaj flet për vajzën dhe planet për një dasmë (VIDEO)

Soni Malaj ka qenë e ftuara e radhës në ‘Mirage’ dhe ka folur për arritjet profesionale të 2018-ës, planet për 2019-ën dhe jetën familjare e personale. Ndër të tjera vëmendje mori deklarata e saj për të voglën Ana. Këngëtarja e njohur e ka ndarë mendjen të mos e publikojë imazhin e vajzës së saj edhe për disa kohë, por ata që e njohin shprehen se e vogla është shumë e bukur. Soni ka thënë se ky fakt ja përkëdhel shumë sedrën prej nëne, por për të ka rëndësi shkollimi i së bijës, edukata dhe dëshira më e madhe është ta rrisë mirë ashtu siç prindërit e saj kanë bërë për të.

Ndërsa kur vjen puna tek martesa, këngëtarja thotë që nuk ka ndonjë plan të afërt. “Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasmë. Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët”,-u shpreh Soni me shaka. Më tej duke ju kthyer seriozitetit, theksoi se rëndësi në këtë moment ka mirëkuptimi, respekti, mbështetja dhe fakti që marrëdhënia e tyre po shkon mirë. Ajo shton se në këtë moment është vërtetë e përmbushur në çdo aspekt.

Po fustanin e bardhë do e veshë sërish? “Se di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër: ‘Kur digjesh prej qullit i fryn kosit’, kështu që të shohim”,-e mbyll fjalën këngëtarja.

Kujtojmë që Soni është e fejuar prej 3 vitesh me Klevin. Më herët këngëtarja ka folur edhe për marrëdhënien e partnerit të saj me Anën, të cilën e konsideron si shumë të mirë.