Thuhet se këngëtarja ishte shkaktare , edhe pse nuk ka ende deklaratë publike nga këngëtarja.
Pas shumë akuzave që janë drejtuar tek Elvana Gjata, shumë fytyra publike i kanë dalur në mbrojtje këngëtares.
Luiz Ejlli kishte reaguar duke i cilësuar si të pabaza akuzat në drejtim të këngëtares, e përveç tij edhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino ka reaguar përmes një videoje.
Gerta e cilëson si të gabueshëm faktin që këngëtarja Elvana Gjata është përfshirë në këtë rast, madje pa u verifikuar asnjë informacion.
Një kritikë të fortë ajo kishte edhe për mediet, për faktin që siç thotë ajo “nuk ka bërë asgjë, është thjesht këngëtare dhe bën punën e saj”.
Gerta së fundi ka realizuar disa video të tilla me të cilat prek tema nga më të ndryshmet dhe janë pritur mirë në publik.