TOPLESS QË NË MËNGJES/ Oriola sapo na “zgjoi” me këto FOTO seksi – AlpeGossip
TOPLESS QË NË MËNGJES/ Oriola sapo na “zgjoi” me këto FOTO seksi

TOPLESS QË NË MËNGJES/ Oriola sapo na “zgjoi” me këto FOTO seksi

Ish-modelja, Oriola Marashi është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me pozat e saj provokuese, por edhe me komentet pikante që shkëmben me fansat e saj.

Nëpërmjet postimeve të fundit që ka bërë në rrjetet e saj sociale Oriola na ka treguar se është duke pushuar së bashku me miqtë e saj.

Mirëpo ndërkohë që po pushon dhe si për t’i ngritur edhe më tepër temperaturat ish-modelja e “Icon Agency” ka postuar në Instastory disa foto ku shfaqet më provokuese se kurrë më parë.

Kësaj radhe Oriola shfaqet “topless” para pasqyrës, dhe me një kapele në kokë duke tërhequr vëmendjen e të ndjekësve të saj të shumtë.

Kujtojmë që Oriola prej kohësh ka deklaruar se është duke punuar së bashku me grupin “OTR” për të hedhur në treg këngën e saj të parë, e cila ende nuk ka një datë fikse se kur do të publikohet. Gjithsesi fansat e saj të shumtë janë në pritje për të parë Oriolën edhe në rolin e këngëtares.