Letra: Një ditë, im shoq më tha se ndihet grua dhe se do të jetojë si grua - AlpeGossip
Letra: Një ditë, im shoq më tha se ndihet grua dhe se do të jetojë si grua

Letra: Një ditë, im shoq më tha se ndihet grua dhe se do të jetojë si grua

Jam e martuar prej 27 vitesh me një burrë që e dua shumë. Kemi qenë gjithnjë të lumtur dhe jeta jonë seksuale ishte pasionante deri para dhjetë vitesh, kur më tha se donte të jetonte si grua. Nuk pati asnjë paralajmërim, asnjë diskutim, dhe normalisht u shokova; i thashë se nëse do të operohej, martesa jonë do të merrte fund.

Me kalimin e kohës, arritëm në një marrëveshje. Ai ra dakord të mos operohej dhe unë rashë dakord të përpiqesha të mësohesha me mënyrën si ai e shfaq veten, që do të thotë si femër – përdor grim, vesh fustane, geta dhe reçipeta.

E kam shumë të vështirë të mësohem; edhe pse më tërhiqte shumë si burrë, është e pamundur të më tërheqë si grua.

Gjatë ditës shkojmë mirë, por nuk dua më të bëj dashuri me dikë që dëshiron të mos ketë penis. S’kam asnjë problem me martesat brenda gjinisë, por kjo s’është ajo që doja. Besoj me gjithë zemër se seksualiteti nuk është një zgjedhje; ose je gay (ose biseksual), ose s’je. Nëse partneri yt vendos të ndryshojë gjini, rrjedhimisht pritet që ti të ndryshosh orientim seksual nga heteroseksual në homoseksual ose e anasjellta. Vitet e fundit, vëmendja është përqëndruar te njerëzit transgjinor, por jo te partnerët e tyre.

Kemi tre fëmijë në të njëzetat e tyre: dy vajzat kanë bërë paqe me ndryshimin, ndërsa djali ynë (më i vogli) është shumë i shqetësuar dhe tani i mungon një shembull mashkullor në jetë. Miqtë tanë e kanë pranuar ndryshimin; dhe mesa di unë, jam e vetmja që e thërras me emrin e vjetër.

Momentalisht, po trajtohemi te një terapist dhe shpresoj që një ditë të jemi të dy të lumtur. Kam menduar të jetoj pa të dhe thjesht nuk është e mundur.