FLASIN DIETOLOGËT/ Të prishni një ditë nga dieta juaj është SHUMË e dëmshme – AlpeGossip
FLASIN DIETOLOGËT/ Të prishni një ditë nga dieta juaj është SHUMË e dëmshme

FLASIN DIETOLOGËT/ Të prishni një ditë nga dieta juaj është SHUMË e dëmshme

Një studim i Universitetit të Kolumbias Okanagan ka sugjeruar që të kesh një ditë ‘Cheat day’ që gjatë një dietë të prishni menynë që ndiqni.  Kur jeni duke ndjekur një dietë me yndyrë të lartë dhe karbohidrate të ulëta, kjo dita e veçantë mund të jetë më shumë e dëmshme se sa e mirë. Studimi zbuloi se një shpërthim i papritur i glukozës nga ushqimet e pasura me karbohidrate mund të çojë në dëmtime të enëve të gjakut.

 

Ditët e “mashtrimit” janë ato që ju hani çfarë të doni për vetëm një ditë duke qenë se gjatë javës mbani një regjim të caktuar. Megjithatë, studiuesit zbuluan se njerëzit me një regjim të caktuar apo që janë duke ndjekur dietën Keto duhet ta mendojnë dy herë përpara se të marrin këtë ditën e pushimit. Vetëm një dozë 75 gramësh të glukozës – ekuivalentin e një shishe të madhe të pijeve të gazuara ose një pjatë me patate të skuqura të nxehta mund të çojë në dëmtimin e enëve të gjakut.

Për testin e tyre, studiuesit rekrutuan nëntë meshkuj të rinj të shëndetshëm që kishin konsumuar një pije me 75 gramë glukozë para dhe pas një dietë shtatëditore të lartë në yndyra, të ulët karbohidrate, të ngjashme me atë të një diete moderne Keto. Ata gjetën probleme në enët e gjakut të cilat ishin dëmtuar nga ky ndalim i regjimit të tyre. “Edhe pse këta ishin meshkuj të rinj të shëndetshëm, kur shikonim shëndetin e enëve të gjakut pas konsumimit të pijeve të glukozës, rezultatet dukeshin sikur mund të kishin ardhur nga dikush me shëndet të dobët kardiovaskular”, shton Little. “Ishte disi alarmante.”

Studiuesit tregojnë se patën vetëm nëntë individë të përfshirë në studim, nevojitet më shumë punë për të verifikuar këtë që sapo thamë më sipër por gjithsesi duhet të keni kujdes.