MARTESA E PARË GAY NË FAMILJEN MBRETËRORE/ Njihuni me dy djemtë që thyen tabunë (FOTO) - AlpeGossip
MARTESA E PARË GAY NË FAMILJEN MBRETËRORE/ Njihuni me dy djemtë që thyen tabunë (FOTO)

MARTESA E PARË GAY NË FAMILJEN MBRETËRORE/ Njihuni me dy djemtë që thyen tabunë (FOTO)

Familja mbretëore britanike ka përjetuar ngjarjen më unike në historinë e saj.

Vetëm ditën e shtunë  është manifestuar martesa e parë gay në këtë familje, teksa dy meshkuj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Kushëriri i Mbretëreshës Elizabeth, Lord Ivar Mountbatten, u martua me të fejuarin e tij James Coyle me një ceremoni të vogël familjare me 120 të ftuar.

Ata ishin të fejuar prej dy vjetësh dhe para disa muajsh kishin paralajmëruar këtë ceremoni martesore. Pas ceremonisë ata ndanë gjithçka në rrjetet sociale duke publikuar fotot e ngjarjes me një falënderim për të gjithë të pranishmit.

E pra, më në fund ja arritëm!” Ishte një ditë e pabesueshme pavarësisht nga moti mizerabel britanik. Një shërbim i mrekullueshëm i udhëhequr nga Trish Harrogate, Shef i Regjistrit për Devonin, i cili krijoi tonin perfekt por shperqendrues për atë qe ishte një rast serioz.

Kori i ungjillit që e shoqëronte ishte surprizues.Faleminderit shumë  Korit Rok të Mësuesve të Bristolit për këngën tuaj superbe dhe, mbi të gjitha, një falënderim të madh për tre vajzat e mia të bukura që ishin aq të kuptueshme dhe solidare, pa mbështetjen e tyre kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur kurrë!

Dhe më në fund falënderimi më i madh për James që ishte thjeshtësisht i përsosur,”- shkruan Ivar krahas fotos ku shihet me partnerin e tij nën një çadër pas celebrimit.

Kujtojmë që Lordi Ivar ishte i martuar për 16 vjet me Penny, por martesa e tyre përfundoi dy vjet më parë.

Në një intervistë për Daily Mail Lordi Ivar rrëfen se ai e ka zbuluar homoseksualitetin e tij që në rini, por kurrë nuk mund t’i thoshte të vërtetën prindërve të tij, sepse mjedisi ku ai u rrit nuk do ta lejonte një deklarim të tillë.