DO TË PERFORMOJË LIVE…/ Ja çfarë e lidh Rita Orën dhe “LGBTI” – AlpeGossip
DO TË PERFORMOJË LIVE…/ Ja çfarë e lidh Rita Orën dhe “LGBTI”

DO TË PERFORMOJË LIVE…/ Ja çfarë e lidh Rita Orën dhe “LGBTI”

Në muajin mars të këtij viti në Australi do të organizohet parada e homoseksualëve, biseksualëve, lesbikeve dhe transgjinorëve.

Nga prestigjozia “The Black Box” mësohet se këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora do të interpretojë në paradën e komunitetit “LGBTI”.

Këngëtarja e hiteve botërore do të performojë live së bashku me emra të tjerë të njohur të muzikës. Aktualisht Rita Ora po qëndron në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Ndërkohë, vitin që lamë pas, ajo që këndoi në paradën e komunitetit “LGBTI” në Australi, ishte një shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Të dyja divat e muzikës pop njihen si suportuese të komunitetit “LGBTI”.