Zaimina rrëfen 9 muajt e pritjes së ëmbël, mësoi se ishte shtatzënë në ditën e lindjes! - AlpeGossip
Zaimina rrëfen 9 muajt e pritjes së ëmbël, mësoi se ishte shtatzënë në ditën e lindjes!

Zaimina rrëfen 9 muajt e pritjes së ëmbël, mësoi se ishte shtatzënë në ditën e lindjes!

Zaimina Vasjari, rrëfen për herë të parë përjetimet e 9 muajve më të bukur të jetës së saj.
Zaimina Vasjari, rrëfen për herë të parë në revistawho.com përjetimet e 9 muajve më të bukur të jetës së saj. Nga momenti kur e mori vesh lajmin, e deri më sot, kur pak ditë e ndajnë nga takimi i parë me vajzën e saj, të cilës ia ka vendosur që tani emrin… Khloe, vjen si frut i një dashurie disavjeçare mes vajzës së dashur të ekranit dhe partnerit të saj Klodit, që në ndryshim nga ajo nuk e do fare vëmendjen publike, shkruan Revista Who.

Zaimina, pak ditë na ndajnë nga ardhja në jetë e vajzës tënde të parë… Cilat janë ndjesitë e këtyre ditëve të fundit?

E gjithë kjo periudhë e kësaj pritjeje të ëmbël më kaloi shumë shpejt, as vetë nuk e kuptoja si iknin javët dhe afrohej fundi, por ky muaji i fundit po më duket shumë i gjatë (buzëqesh). Mezi po e presim, flas në shumës se ndjej padurimin e Klodit dhe familjarëve tanë, të cilët më kanë dhënë shumë dashuri dhe përkushtim gjatë këtyre muajve. Është një ndjesi e jashtëzakonshme, e papërshkrueshme, është vërtet një mrekulli.

E ke mbajtur larg vëmendjes së mediave shtatzëninë dhe duke qenë se ky është rrëfimi yt i parë, do të të pyesim patjetër për ditën kur e more vesh… Si ishte? Kujt ia tregove në fillim?

Është shumë e bukur dita kur unë e kam marrë vesh, pasi ishte dita e ditëlindjes time – 17 qershor – dhe unë paraditen e asaj dite vendosa të bëja një kontroll sepse nuk ndihesha mire, ndërkohë kisha bërë paraprakisht testin e shtatzënisë dhe më kishte dalë negativ. Vajtja në klinikë, ishte e sigurt në mendjen time që nuk kishte lidhje me shtatzëninë. Isha e shoqëruar nga motra ime atë ditë dhe pasi bëra disa analiza me thanë se do me lajmëronin për përgjigjen në telefon. Mbas disa orësh më vjen një telefonatë që ishte motra ime e cila po qante dhe përsëriste “do bëhem teze, do bëhem teze”… Nuk po e kuptoja derisa më tha “urime, do bëhesh mami”. Ishte shumë e bukur, qanim të dyja në telefon dhe isha mpirë komplet.

Natyrisht që personi parë që i tregova ishte Klodi, i cili kishte kohë që e priste këtë moment. Ishte një dhuratë shumë e bukur ditën e ditëlindjes time.

Pse qëndrove larg media për disa muaj?

Nuk do ta mbaja larg medias, por thjesht po prisja momentin kur çdo gjë të ishte mirë dhe bebi të kalonte të gjitha kontrollet e nevojshme… Gjithsesi mediat e kapën shumë shpejt si lajm dhe për këtë gjë të them të drejtën jam mërzitur, sepse për mua ky moment nuk ishte një ngjarje për të mbushur gazetat dhe portalet. Nuk e pashë pjesën njerëzore te shkrimet që bënë, prandaj vendosa të mos pranoja asnjë intervistë dhe më vonë.

Si e priti partneri yt lajmin se do të bëheshit prindër?

Siç e thashë më lartë ai e priste prej kohësh këtë moment dhe u gëzua shumë… Jam një vajzë me shumë fat që kam një njeri shumë protektiv, që më ka bërë të përjetoj një periudhë të mbushur plot me dashuri dhe lumturi.

Pse vendose ta publikosh tani një fotografi me Klodin, pas shumë vitesh lidhjeje?

Kemi një histori të gjatë, disavjeçare, kemi kaluar dhe ne momentet tona, na u desh te provonim ndarjen për të kuptuar që ajo që donim ishte të ishim pranë njëri-tjetrit. Nuk e kam pasur asnjëherë problem për ta bërë lidhjen time publike, por Klodi nuk është një personazh i njohur dhe pjesën e gazetave, mediave, portaleve e ka problem, nuk është natyrë që do të ekspozohet. Kur ne bëmë festën e ‘babyshoëer’ pati shumë mesazhe nga njerëz dyshues për identitetin e babait si dhe nga ata qe ishin kuriozë a ekzistonte një mashkull në jetën time dhe pse nuk e bëja publik. Prandaj vendosa që me setin e shtatzënisë ta prezantoja dhe babain e vajzës time si dhe partnerin e jetës time.

Si kanë qenë këto muaj, nga dita e parë kur e ndjeve të lëvizë në barkun tënd e deri më tani?

E kam ndjerë shumë vonë të lëvizë, ndoshta nga muaji i 8-të dhe muaji 9-të që po më le pa gjumë nga lëvizjet. Por kur kujtoj ato lëvizjet e para, ndjesinë e një fluture në bark, emocionohesha shumë, më dukej e jashtëzakonshme… Është një ndjesi e papërshkrueshme, thjesht ndihem e bekuar që jam femër dhe e përjetoj këtë moment!

Ke pasur neps?

Jo, nuk kam pasur neps. Kam pasur një shtatzëni shumë të mirë dhe të mbarë, më dukej herë herë sikur bënim pakt me njëra-tjetrën: unë të kujdesesha për të me ushqim të shëndetshëm dhe ajo për mua që të mos vija kile të tepërta.

Ke qenë ndër ato shtatzëna, që të vënë në mëdyshje nëse janë apo jo në pritje të ëmbël… Çështje metabolizmi, apo një regjim i kontrolluar ushqimor?

Mendoj se metabolizmi ka të bëjë më shumë, megjithëse duhet të them që kam mbajtur regjim shumë të mirë dhe të kontrolluar deri në festat e fundvitit (qesh). Dhjetori ka qenë një abuzim me bakllavanë që e dua shumë, por edhe në atë periudhë nuk mora kile.

Je marrë me aktivitet këto kohë?

Jo, kam dashur të ushtroj në palestër, por Klodi ka qenë kundra palestrës madje dhe kundra pushimeve… Kryesori ka qenë për ne shëndeti i bebit dhe që unë të kisha një regjim të mirë.

Si i përjetove ndryshimet në trup këto javët e fundit?

Më në fund muaji fundit është ai që më bëri të ndihem një grua shtatzënë, shyqyr më në fund doli dhe barku (buzëqesh)… Nuk kam ndonjë transformim shumë të madh në trup, përveç barkut ku kam gjënë më të bukur të jetës time dhe jam shumë mirë me veten.

Je bërë nevrike këto kohë?

Jo, kam qenë shumë e lumtur gjithë këtë kohë, kam dëgjuar që gratë bëhen nevrike, por mua nuk më ka ndodhur. Jam natyrë shumë e qeshur dhe kur mund të acarohem zgjat shumë pak, i kaloj gjërat me qetësi.

Kush të ka përkëdhelur më shumë?

Natyrisht partneri.

Çfarë domethënieje ka emri Khloe?

Unë kam qenë e fiksuar në vite me këtë emër dhe kur mora vesh që gjinia e bebit ishte vajzë u lumturova shumë, se emrin e kisha gjetur. Ndoshta dhe nga Klodi, për të qenë një emër i ngjashëm me babin.

Do ketë motër ose vëlla Khloe?

Khloe ka aktualisht dy motra Jennifer dhe Kristel, të cilat mezi po e presin. Por familja do edhe një çun, kështu që nuk do jetë Khloe bebi i fundit i familjes sonë.

Po dasmë do bëjnë mami dhe babi?

E kemi menduar dhe dasmën, patjetër që do bëjmë, por nuk do të jetë një dasmë tradicionale madje nuk do të jetë as në Shqipëri… Miqtë dhe familjarët do t’i ftojmë në një vend jashtë Shqipërisë. Por nuk po them më shumë.

Cila ka qenë blerja e parë dhe cila e fundit për të?

Klodi është ai që ka bërë më shumë blerje për gocën se sa unë dhe blerja parë dhe e fundit është bërë nga Klodi, por rrobat janë ato që na emocionojnë më shumë sepse janë si për kukulla, shumë të vogla.

Do jesh mami full time, apo do t’i kthehesh aktivitetit?

Patjetër që do t’i kthehem aktivitetit, por kryesore dhe primare do jetë familja dhe natyrisht vajza.

Do t’i kushtosh ndonjë këngë vajzës, apo do ta mësosh të merret me biznes?

Për këngë ende nuk e di, por dëshirë patjetër që kam… Ndoshta në verë e gjej kohën për një projekt muzikor. Kemi bërë një pakt me Klodin që tani, ai nuk do që vajza të jetë e ekspozuar në mënyrë kategorike në rrjetet sociale. Vajza do ketë përkushtim maksimal nga të dy, dhe mami dhe babi të dy kanë bizneset përkatëse kështu që nëse do drejtohet nga bizneset tona i ka gati, nëse ka prirje për diçka tjetër nga ne do të ketë mbështetjen sigurisht.

Dhomën e saj e ka arreduar mami? Sepse nga fotot e publikuara është komentuar shumë edhe shtëpia…

Për momentin Khloe do të qëndrojë në dhomën tonë, pasi është shumë e vogël për ta lënë në një dhomë të veçantë. Kur të jetë koha që ajo do shkëputet nga dhoma jonë atëherë do të kalojë në dhomën e saj, të cilën pa diskutim do ta arredojë mami si arkitekte që është (qesh). / revistawho.com