HATËRMBETJE DHE THUMBIME? Don Phenom më në fund thyen heshtjen dhe zbulon çfarë raporti ka me Tayna-n – AlpeGossip
HATËRMBETJE DHE THUMBIME? Don Phenom më në fund thyen heshtjen dhe zbulon çfarë raporti ka me Tayna-n

HATËRMBETJE DHE THUMBIME? Don Phenom më në fund thyen heshtjen dhe zbulon çfarë raporti ka me Tayna-n

Shumë e fort Columbiana, na-na-na…

Pavarësisht se sollën një super hit në 2018, raporti mes Taynas dhe Don Phenom u ftoh një vit më pas. Në një kohë kur Instagrami tregon shumë, u vu re se reperët nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.

Prej kohësh ata mbanin një raport të mirë duke folur vazhdimisht për këngën hit, “Columbiana”. Përmes postimeve në Instagram, Tayna shprehej gjithnjë mirënjohëse për bashkëpunimin e tyre dhe Don Phenom gjithashtu.

Prishet marrëdhënia Tayna – Don Phenom?

Megjithatë gjatë një interviste asokohe Don Phenom, emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj, injoroi pyetjen që gazetari i ka drejtuar në lidhje me marrëdhënien që ka me reperen. E fill pas kësaj Tayna publikoi në Instastory një status ku shkruhej: “Jam kaq e fokusuar tek vetja dhe jeta ime… Nuk ma ndjen se kush është i shtirur, kush ngatërrohet me mua, kush e mori këtë, kush e mori atë…Nëse nuk është diçka pozitive apo motivuese atëherë vërtetë që nuk ma ndjen.”

Prej kohësh nuk ka patur asnjë raportim lidhur me marrëdhënien e tyre deri sot kur Don Phenom ka thyer heshtjen pas kaq kohësh. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ai foli për jetën në Amerikë, njohjen me bashkëshorten dhe suksesin në muzikë. E ndër të tjera edhe për raportet me reperen.

I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar se nuk flet me të, ai tha: “Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”, tha ai.