Sarah Berisha është tashmë një ndër emrat më të përfolur pas daljes nga “Big Brother VIP”. Blogerja nisi një romancë brenda në shtëpi me muzikantin nga Kosova, Dj PM, të cilët publikut i simpatizoi shumë.Lidhja e tyre po vazhdon ende dhe mbas daljes nga “BBVIP” dhe çifti e ka treguar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ku duket se marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë.
Ish-banorja tashmë ka akoma dhe më shumë lidhje me Kosovën pasi është dhe vendlindja e parnterit të saj. Kështu që Sarah si një ‘nuse në Kosovë’ nuk ka nguruar ta urojë në ditën e Pavarësisë.
Në postimin e saj në Instagram, modelja ka shkruar:
“Gëzuar Kosovë”, ka shkruar blogerja krahas fotos së postuar ku duket një fëmijë i vogël i cili mban në dorë flamurin e Kosovës.