Reperi i njohur Majk dhe Getoar Selimi ditën e djeshme publikuan këngën e tyre të re, e cila quhet ‘Paris Milano’. Ky bashkëpunim rezultoi i suksesshëm dhe brenda pak orësh ka grumbulluar shumë klikime në Youtube.
Si në çdo klip tjetër të dy këngëtarëve, edhe këtu nuk munguan makinat luksoze dhe veshjet e shtrenjta. Njëra ndër tyre është edhe pelerina që Majk kishte veshur në pjesën që shfaqet afër pishinës. Kjo veshje u komentua gjatë nga mediat sot pasi arrin çmimin e 2885 eurove.
Mirëpo mesa duket reperi nuk e ka vënë re që kjo veshje në fakt është për femra. Përpara tij, ajo është veshur nga supermodelja e njohur Gigi Hadid në një nga daljet e saj publike.