A ja lan këmbët Sali Berishës? Përgjigjet Armina Mevlani: Ai meriton t’ja lash me FLORI… – AlpeGossip
A ja lan këmbët Sali Berishës? Përgjigjet Armina Mevlani: Ai meriton t’ja lash me FLORI…

A ja lan këmbët Sali Berishës? Përgjigjet Armina Mevlani: Ai meriton t’ja lash me FLORI…

Armina Mevlani nuk është përfolur vetëm për lidhjen e saj me partnerin Shkëlzen Berisha, por edhe për marrëdhënien me vjehrrën e vjehrrin, dy personazhe shumë të njohur.

Alketa Vejsiu, moderatorja e emisionit “Në kurthin e Piter Panit” e pyeti Mevlanin, si ndihej në një familje tropojane.

“Shumë e lumtur që jam pjesë familjes, është një familje shumë tradicionale dhe e ngrohtë. Shkoj çdo fundjavë, ka shuam dashuri dhe bëjnë gatime shumë të mira, ndihem shumë me fat”, tha 26-vjeçarja e ftuar mbrëmjen e sotme në emicion.

E pyetur se me cilin prej tyre ka një marrëdhënie më të mirë, Lirinë apo Sali Berishën, Armina nuk bëri diferencime, duke u shprehur se me vjehrrën e bashkojnë më shumë bisedat që bëjnë femrat. Nga ana tjetër ish-kryeministri e ndjek në çdo dalje publike dhe ajo dëgjon çdo këshillë të tij.

Por një nga pyetjet më “thumbuese” ishte ajo e aktores Rudina Dembaçi:

“Si ia lan këmbët xhaxhi Berishës?”, Armina u shpreh: “Me flori e meriton t’ia lash”.