Në një kohë shumë të shkurtër, Megi Pojani është kthyer në një ndër vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në showbizin shqiptar.
Ajo e ka nisur karrierën në “Hostel by Anabel” nga Dalina Buzi, mirëpo e ndërpreu bashkëpunimin në mes në mënyrë të papritur.
Megi Pojani ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC për të folur për serialin H.O.T ku ajo do të jetë aktore.
Në një pyetje bërë nga Jonida Shehu se cili është personi i parë që e ka ndihmuar atë në fillimet e saj në Tiranë, Megi nuk ka ngurruar të përgjgjet dhe ka përmendur emrin e Dalina Buzit.
“Unë mendoj që kam patur fatin të kem disa njerëz që më kanë ndihmuar, që janë hot (humans of Tirana). Nuk dua që t’i ngelet hatri ndonjë tjetri që mendon se mbase më ka ndihmuar. Mendoj që njeri pa ja hequr meritat që më ka ndihmuar dhe kemi punuar bashkë ka qenë Dalina Buzi”, është shprehur me mirënjohje Megi Pojani.