NUK ËSHTË MË ENCA/ Ja cila e famshme shqiptare ”mban fronin” e ndjekësve në Instagram – AlpeGossip
NUK ËSHTË MË ENCA/ Ja cila e famshme shqiptare ”mban fronin” e ndjekësve në Instagram

NUK ËSHTË MË ENCA/ Ja cila e famshme shqiptare ”mban fronin” e ndjekësve në Instagram

Në muajin shkurt, Enca u bë këngëtarja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës në Instagram.

Këngëtarja e festoi këtë arritje e rrethuar nga trëndafilat dhe sigurisht nuk la pa falenderuar ndjekësit e saj.

Tani Enca numëron 2.1 milionë ndjekës, të cilët e suportojnë vazhdimisht.

Por, tani gjendja ka ndryshuar!

Enca nuk është më këngëtarja me më shumë ndjekës dhe vendin e saj e ka zënë Loredana.

Pas sukseseve të vazhdueshme në muzikë dhe karrierës jashtë vendit, Loredana ka arritur 2.2 milionë ndjekës në Instagram.

Kjo e bën artisten si shqiptaren më të ndjekur në këtë rrjet social.

Loredana pak kohë më parë hodhi në treg albumin muzikor “King Lori” dhe koncertet janë të vazhdueshëm.

Në eventin e rëndësishëm muzikor, “MTV” ajo rrëmbeu çmimin artistja më e mirë zvicerane.