Kush janë kushërinjtë kuksianë, pasanikët që i vunë flakën Tiranës me “bishën” 100 mijë euroshe? – AlpeGossip
Kush janë kushërinjtë kuksianë, pasanikët që i vunë flakën Tiranës me “bishën” 100 mijë euroshe?

Kush janë kushërinjtë kuksianë, pasanikët që i vunë flakën Tiranës me “bishën” 100 mijë euroshe?

Trendi më i ri në rrugët e Tiranës është reklamimi i mjeteve të shtrenjta që kapin vëmendjen e çdo vajze që kalon.

Djemtë pas xhamit të këtyre makinave luksoze janë ose biznesmenë ose pasanikë të rinj të kryeqytetit.

Xhirimi i gomave nga ata që u pëlqen shpejtësia dhe vëmendja e shikuesve ka ndodhur këtë radhë tek bulevardi tek “ish-Stacioni i Trenit”.

Policia ka ndjekur në çdo hap të vetmen “luleshtrydhe” që ka Tirana, një “super bishë” luksoze “Mercedes Benz E-Class AMG” i vitit 2017, në ngjyrë të kuqe me vlerë mbi 100 mijë euro.

Pronarë të makinës janë Lindi Dedaj dhe Olti Dedaj. Kushërinjtë që vijnë nga një familje e fuqishme në Kukës dhe zotërojnë një nga fabrikat më të mëdha të pijeve energjike.

Zona VIP është e preferuara e djemve në çdo klub të kryeqytetit ku paratë derdhen lumë.

Materialet siguruar nga @letsgo.al, me mbështetjen e @richkidstirana, @iloveamg.al, @horsepower.albanian.