E ËMA FESTON DITËLINDJEN/ Tayna thotë fjalët më të ëmbla për të (FOTO) – AlpeGossip
E ËMA FESTON DITËLINDJEN/ Tayna thotë fjalët më të ëmbla për të (FOTO)

E ËMA FESTON DITËLINDJEN/ Tayna thotë fjalët më të ëmbla për të (FOTO)

Reperja e njohur Tayna po korr një sukses të padiskutueshëm në muzikën shqiptare. Që pas publikimit të këngën “Columbiana”, reperja mori një famë të madhe dhe çdo këngë e saj u kthye në hit.

Tayna ka qenë shumë e komentuar në media jo vetëm për jetën private, por edhe për sulmet e ndryshme që këngëtaret e tjera i kanë bërë. Mirëpo, ajo ka treguar gjithmonë se asgjë nuk e ndal dhe vazhdimisht ka qenë aktive duke publikuar këngë dhe duke qenë prezente në koncerte.

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e këngëtares së njohur pasi nëna e saj feston ditëlindjen. Tayna nuk ka ngurruar ta urojë publikisht atë nëpërmjet një postimi.

 

“Urime ditëlindjen mami. Jam shumë e lumtur që ty t’kam nënë. Faleminderit që gjithmonë je kujdesur për mua edhe më ke përkrahë pa kushte në çdo moment të jetës tem. Je femra më e bukur në botë për mua. Më keni fëmijë të vetëm e shpresoj që ju boj krenar edhe juve si ju mu. Edhe plot të tjera me shëndet e lumturi bashkë me neve”, ka shkruar Tayna përmbi foton ku shihet nëna e saj.