TË RINJTË PO LYEJNË FLOKËT SI LUIZI/ A do të jetë ai në Karnavalet e Korçës? – AlpeGossip
TË RINJTË PO LYEJNË FLOKËT SI LUIZI/ A do të jetë ai në Karnavalet e Korçës?

TË RINJTË PO LYEJNË FLOKËT SI LUIZI/ A do të jetë ai në Karnavalet e Korçës?

Këtë të shtunë Korça mirëpret të gjithë pasi do të mbahen Karnavalet e Korçës. Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku dha disa detaje nga ky festival i përvitshëm.

“Dikur thonim të gjitha rrugët të çojnë në Korçë dhe përsëri e themi. Por më shumë është ajo ftesa që ne, të gjithë i ftojmë të jenë në Korçë më datë 3 qershor. Ka kohë që e kemi bërë këtë lajmërim se njerëzit duhet të përgatiten. Nuk do ketë vetëm Karnavale por edhe ‘Karnaval Party’ në Pazar deri në orët e vona të natës. Festivali i Karnavale është ndërkombëtar dhe kemi fatin që të na vijnë edhe trupa të tjera, jo vetëm të rajonit por edhe të Evropës. Ata sjellin eksperienca shumë të bukura”, tha Zamira Kita.

E pyetur nëse do të ketë personazhe të “Big Brother”-it, të maskuar si Luizi për shembull, ajo tha:

“Të them të drejtën nuk e di çfarë kanë bërë me këtë gjë, se ka gjëra surprizë. Ndoshta mund të ketë, se ka shumë të rinjtë që kanë filluar të lyejnë flokët e verdha që duan të bëhen si Luizi. Ndoshta do të ketë ndonjë përshtatje. Por ju siguroj që edhe nëse do ketë, kushdo që të jetë bërë, është me humor”.