“NUK KA MARR NJËHERË NJË TELEFON TË RI”/ Grida Duma flet për raportin me të birin (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KA MARR NJËHERË NJË TELEFON TË RI”/ Grida Duma flet për raportin me të birin (FOTO)

“NUK KA MARR NJËHERË NJË TELEFON TË RI”/ Grida Duma flet për raportin me të birin (FOTO)

Ish-deputetja, Grida Duma ishte e ftuar sot në “E Diell”, ku përpos anës profesionale, foli edhe për jetën private dhe raportin që ka me të birin. Grida tregoi se djali i saj nuk e njeh jetën e luksit dhe ajo nuk i ka blerë një telefon të ri.

“Nuk bëj jetë luksi, t paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. Ai ka marrë gjithmonë dhe ka gëzuar teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri”, u shpreh Grida.

Grida tha se nuk mund të jetë shoqe me të birin dhe ka një arsye të fortë. “Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, tha ish-deputetja.