JANË RIKTYHER BASHKË? Kylie Jenner dhe Travis Scott më të lumtur se kurrë (FOTO) – AlpeGossip
JANË RIKTYHER BASHKË? Kylie Jenner dhe Travis Scott më të lumtur se kurrë (FOTO)

JANË RIKTYHER BASHKË? Kylie Jenner dhe Travis Scott më të lumtur se kurrë (FOTO)

Vetëm disa ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott u fotografuan duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me vogëlushen e tyre Stormi.

Kylie dhe Travis shfaqeshin shumë të afërt e të lumtur me njëri-tjetrin, gjë që i bëri fansat të mendojnë se dyshja është ribashkuar.

Këto aludime i përforcoi më shumë sot Kylie Jenner, e cila çuditërisht në llogarinë e saj në Instagram publikoi tre foto me Travis.

22-vjeçarja ndau me ndjekësit foto ku shfaqej shumë pranë partnerit teksa shikoheshin me admirim.

“Është një gjendje shpirtërore”- shkruan Kylie dhe rrjeti po çmendet nga këto postime.

Këto postime s’lënë të kuptosh gjë tjetër veçse që dyshja janë ribashkuar, megjithatë presim të tjera lajme nga çifti.

Travis ishte i pranishëm edhe në festën e ditëlindjes së Stormi-t, ku u pa sërish shumë pranë 22-vjeçares.

Me siguri, pas periudhës së pauzës me njëri-tjetrin, akulli po shkrin sërish dhe gjërat mes tyre kanë nisur të jenë si në fillim.