Një 16-vjeçare nga Malajzia i ka dhënë fund jetës pasi publikoi një sondazh në Instagram ku pyeste ndjekësit nëse duhet të vdiste apo jo.
Pasi 69% e votuesve thanë “PO”, ajo kreu vetëvrasje.
Policia në lindje të Malajzisë tha se vajza, emri i së cilës nuk identifikohet publikoi sondazhin në rrjetin social me shkrimin: “Tepër e rëndësishme, më ndihmoni. Zgjidhni D(vdes)/ L(jeto)”.
Largimi i saj nga jeta nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan vdekjen të shpalleshin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes. Ndërkohë, drejtuesit e rrjetit social Instagram nuk kanë marrë ende një vendim për ngjarjen që tronditi gjithë botën.
Më parë kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte shkruajtur: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”
Vetëm pak orë më vonë bëri sondazhin që i solli vdekjen. Thuhet se adoleshentja ka patur probleme me shëndetin mendor, por ende nuk është konfirmuar.