Historia e trishtë e modeles së njohur/ Humbi këmbën nga një tampon (FOTO) – AlpeGossip
Historia e trishtë e modeles së njohur/ Humbi këmbën nga një tampon (FOTO)

Historia e trishtë e modeles së njohur/ Humbi këmbën nga një tampon (FOTO)

Historia e trishtë e Lauren Wasser zë fill në vitin jo shumë të largët 2012, vit i cili do të ndryshonte katërcipërisht jetën e saj. Ishte data 3 tetor, kur pas një shëtitjeje me mikeshat e saj, modelja kaliforniane u thye në shtëpi dhe vendosi të përdorte një tampon absorbues të brendshëm siç bënte zakonisht gjatë menstruacioneve. 24-vjeçarja u shtri menjëherë për të fjetur pasi një rritjeje të menjëhershme të temperaturës për t’u zgjuar pas dy ditësh në spital me një këmbë të prerë.

Sipas mjekëve, ajo rrezikoi të humbte jetën si pasojë e një sëmundjeje të rrallë të quajtur sindroma e shokut toksik. Sindroma e thokut toksik është një gjendje e rrallë gjatë së cilës përdorimi i tamponëve shumë absorbues shkakton rritjen disproporcionale të baktereve zakonisht të pranishme në vaginë. Këto baktere prodhojnë një substancë toksike e cila mund të shkaktojë një goditje të rëndë. Për këtë arsye, është e këshillueshme që tamponët të hiqen pas 4-6 orë përdorimi, dhe gjatë natës të përdoren peceta higjienike.