"ME MBRETIN TIM"/ Elton Deda na njeh për herë të parë me të birin (FOTO) - AlpeGossip
“ME MBRETIN TIM”/ Elton Deda na njeh për herë të parë me të birin (FOTO)

“ME MBRETIN TIM”/ Elton Deda na njeh për herë të parë me të birin (FOTO)

Këngëtari i njohur Elton Deda ndodhet momentalisht në Paris. Mes shumë postimeve në profilin e tij të instagramit, një foto e postuar sot në “Muzeun Luvre” ka rënë ndër sy mes të tjerash.

Se Eltoni ka një djalë, këtë shumica e dinte por se si duket djali i tij vetëm sot kantautori ka vendosur ta tregojë. Ai ka publikuar në instagram një foto me të birin në muze ku në sfond duket piktura e një mbreti.

Djali i tij quhet Fjordi dhe në foto shfaqet me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, ndërkohë që i ati ka mbyllur njërin sy. “Me mbretin (Jo ai në sfond)” ka shkruar Elton Deda në përshkrimin e fotos duke e cilësuar kështu djalin si mbret të tijin. Në foto nuk ka munguar komenti i Aurela Gaçes e cila e pyet nëse është djali.

“Çuni?”, shkruan ajo. “Po madam”, i eshte pergjigjur Eltoni. Aurela nuk e ka lënë me kaq dhe ka komentuar sërish:  Ueeeee sa është rritur,e paçi me jetë”! “Nja 3 pëllëmbe sipër meje po njëherë. Më fut në katror tani”, ia ka kthyer Eltoni.

Njëjtë si Aurela edhe Rozana Radi ka komentuar se sa është rritur djali : “Marshalla sa eshte rritur! Paste shendet e jeten e gjate!” , shkruan ajo.