“JAM SHUMË I LODHUR”/ Artisti i njohur shqiptar heq dorë nga muzika – AlpeGossip
“JAM SHUMË I LODHUR”/  Artisti i njohur shqiptar heq dorë nga muzika

“JAM SHUMË I LODHUR”/ Artisti i njohur shqiptar heq dorë nga muzika

Kur je për shumë vite pjesë e industrisë së madhe të muzikës të jepet mundësia të shohësh me sytë tu si funksion realisht ajo. Njëjtë si Dj Vicky, që për vite me rradhë është pjesë e “Threedots” dhe është shfaqur në krah të artistëve të njohur si Flori Mumajesi, Bruno apo Klajdi Haruni.

Mirëpo tërë këto vite dhe tërë ky tranformim që ndodh nga dita në ditë në industrinë e muzikës, mesa duket i ka dhuruar Dj-it një lodhje të madhe shpirtërore. Është pikërisht kjo lodhje që e ka shtyrë Vickyn të marrë një vendim drastik qe e ka ndare me ndjekesit e tij këtë të premte.

Ai ka vendosur të shkëputet nga muzika sepse sipas tij është i rrethuar  nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë.  Ky “shëmtim” i industrisë muzikore siç shprehet ai, ka bërë që atij t’i shpifen arsyet pse zgjodhi të bëhej Dj.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij të instagramit një foto të tijën me mbishkrimin “Faleminderit që kërcyem bashkë” dhe në përshkrim ka renditur arsyet për veprimin e tij.

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, ka shkruar Dj i njohur.