Mungoi në dasmën e Sarës dhe Ledionit/ Ja ku paska qenë Arbana Osmani (FOTO) – AlpeGossip
Mungoi në dasmën e Sarës dhe Ledionit/ Ja ku paska qenë Arbana Osmani (FOTO)

Mungoi në dasmën e Sarës dhe Ledionit/ Ja ku paska qenë Arbana Osmani (FOTO)

Ajo mungoi në dasmën e mikut të saj më të mirë Ledion Liço me trashëgimtaren e “Top Media” Sara Hoxha dhe ky fakt bëri zhurmë në media.

Duket se Arbana Osmani ka pasur një arsye madhore për të mos qenë e pranishme në ditën më të rëndësishme për mikun e saj dhe sot na e zbuloi atë.

Në një klip që transmeton lumturi, gëzim, buzëqeshje, harmoni, dhe pamje të mrekullueshme, prezantuesja na ka njoftuar se që nga muaji janar në ekranin e “Top Channel” do të rikthehet emisioni “Dua të të bëj të lumtur”.
Ka qenë vetë Arbana e cila ka ndarë këto pak sekonda me ndjekësit e saj nëpërmjet promos së emisionit të postuar në llogarinë e saj në “Instagram”.

Një klip plot ngjyra dhe emocione, i xhiruar në Toskana të Italisë, na fton sërish të bëhemi pjesë e jetës dhe historive të personazheve të rrëfyera si kurrë më parë. Tani e kuptuat të gjithë përse midis miqve nuk shkaktoi hatërmbetje mungesa e saj në dasmë, në fund të fundit puna është punë.