Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit ditën e djeshme ishte një lajm që tronditi të gjithë.
Shpati ishte një prej emrave më të dashur të muzikës moderne shqiptare, me këngë që u kthyen në hite dhe mbetën të lidhura me kujtimet e shumë brezave.
Këngët e tij shoqëruan festa familjare, dashuri të para dhe kujtime që sot marrin një tjetër domethënie.
Ishin të shumta reagimet nga bota e showbizzit, për ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, bashkëshortja e Shpat Kasapit tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la ai në jetën e familjes.
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që ta çonim tek logopedët më të mirë. Sa kemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Të shumta qenë dhe reagimet nga kolegët e tyre të cilët shprehen;
Të tronditur dhe i pabesueshëm ky lajm i trishtë.
Ne ju sjellim disa nga postimet e tyre dhe i shprehim ngushëllime familjes së Këngëtarit Shpat Kasapi.























