“PËR 3-4 DITË, NUK DO TË…”/ Postimi i Luizit në “Instagram” që mori menjëherë mijëra pëlqime – AlpeGossip
“PËR 3-4 DITË, NUK DO TË…”/ Postimi i Luizit në “Instagram” që mori menjëherë mijëra pëlqime

“PËR 3-4 DITË, NUK DO TË…”/ Postimi i Luizit në “Instagram” që mori menjëherë mijëra pëlqime

Menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli, ka nisur me koncertet.

Fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP” ka qenë së fundmi në Gjakovë, nga ku ka bërë edhe një përshëndetje për bashkëshorten e tij, Kiara Tito.

Duke qenë se publiku ka dyshime nëse ata e vijojnë lidhjen jashtë BB VIP, pasi nuk janë parë shumë së bashku pas përfundimit të reality show-t, Luizi kujdeset që mos t’i lërë të kenë dyshime.

Sot Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një video nga koncerti ku ka përshëndetur Kiarën.

“Kiara, tanë Gjakova më ka thënë se të do ty. Shikoji sa janë”, dëgjohet të thotë këngëtari i dashur për publikun, i cili më pas këndoi këngën e dedikuar për të.

Ndërkohë Luizi bashkëngjitur me videon që ka postuar në “Instagram” shkruan:

“Për 3-4 ditë, nuk do të thonë që janë ndarë”.

Ky postim mori menjëherë mijëra pëlqime si dhe u komentua shumë nga fansat e tij, të cilët i urojnë që të jenë gjithmonë bashkë.