U KAP ME DROGË NË AEROPORT/ Modelja 22 vjeçare dënohet me 8 vjet burg – AlpeGossip
U KAP ME DROGË NË AEROPORT/ Modelja 22 vjeçare dënohet me 8 vjet burg

U KAP ME DROGË NË AEROPORT/ Modelja 22 vjeçare dënohet me 8 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze ka dënuar një modele çeke, 22-vjeçare, me tetë vite dhe tetë muaj në burg, për akuza të trafikimit të drogës.

Sipas gjykatës, Tereza Hluskovan ishte arrestuar për posedimin e 8.5 kilogram heroine në janar të vitit 2018, në aeroportin e Lahores, prej nga ajo ishte nisur për në Irlandë, përmes Dubait në Emritatet e Bashkuara Arabe.

Dënimi i saj gjithashtu përfshin edhe gjobë prej 8.000$.