“PO BËJ ATË QË DUA”/ Semi e zhgënjyer nga Donaldi, ikën nga skena e BB VIP: Jetë të lumtur por… – AlpeGossip
“PO BËJ ATË QË DUA”/ Semi e zhgënjyer nga Donaldi, ikën nga skena e BB VIP: Jetë të lumtur por…

“PO BËJ ATË QË DUA”/ Semi e zhgënjyer nga Donaldi, ikën nga skena e BB VIP: Jetë të lumtur por…

Prej pak ditësh në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe jo vetëm po komentohen shumë Donaldi dhe Beatrix. Këta të dy kanë një afrimitet të madh me njëri-tjetrin dhe duket se po krijohet edhe çifti më i ri në BB VIP.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, aktori dhe këngëtarja u përpoqën t’i japin fund njëherë e mirë dilemave mbi afrimitetin e tyre.

Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.

“Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo”,- tha ai duke vulosur gjithë spekullimet mes banorëve dhe në publik

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi lë të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht te raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pambyllur me moderatoren e njohur, Bora Zemani.

Ndërkohë menjëherë pasi aktori i humorit dha këtë deklaratë, kërkoi fjalën Semi Jaupaj, e cila u duk qartë se sa e prekur ishte nga e gjithë kjo ngjarje. Ajo kërkoi që t’i thoshte dy fjalë Donaldit, por nuk e lejuan

“Thjesht doja ti thosha Donaldit diçka. Jetë të lumtur por dua të më kthejë delen”, të cilën pasi doli nga BB VIP ia la shokut të saj. Pastaj këngëtarja e njohur, teksa Sonila Meço po komentonte afrimitetin mes dy banorëve, u ngrit dhe u largua nga skena.