VAJZA E DITËLINDJES/ Publikohen pamjet brenda super festës së Kidës (FOTO) – AlpeGossip
VAJZA E DITËLINDJES/ Publikohen pamjet brenda super festës së Kidës (FOTO)

VAJZA E DITËLINDJES/ Publikohen pamjet brenda super festës së Kidës (FOTO)

Ditën e djeshme, këngëtarja shumë e njohur e hiteve “Merri krejt”, “Bileta” etj, Kida, ka festuar 21-vjetorin e lindjes së saj. Nëpërmjet disa fotove në Instagram, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit pamje nga super atmosfera e festës së ditëlindjes.

Kida ka pozuar pranë tortës, e veshur me një fustan të shkurtër gri, të hapur në pjesën e pasme të shpinës. Në pozat e këngëtares bie në sy ambienti i dekoruar me tollumbace, fjongo e lule në nuancat e rozës.

Në një tjetër postim në Instastory, Kida ka ndarë me fansat edhe tortën e përrgatitur nga familjarët e saj, mbi të cilën shkruhej “Urime ditëlindjen zemra jonë.”

“Faleminderit familja ime më e mirë. E bekuar, ju dua.”- shkruan këngëtarja krahas fotos.