Jul Deda kundër diskutimeve LGBT në shkolla: “Janë dëm mendor për fëmijët tanë!” – AlpeGossip
Jul Deda kundër diskutimeve LGBT në shkolla: “Janë dëm mendor për fëmijët tanë!”

Jul Deda kundër diskutimeve LGBT në shkolla: “Janë dëm mendor për fëmijët tanë!”

Aktori i njohur, Julian Deda është një nga zërat më të fortë kundër martesave LGBT në vendin tonë dhe shpesh herë kundërshton politikat që ky komunitet vë në zbatim.

Në një status të fundit në Instagram, referuar statistikave të një prej drejtoreshave të Ministrisë së Arsimit, gjatë debatit në emisionin e Ilva Tares, shkruan se referatet me eksperienca të këtij komuniteti janë dëm mendor për fëmijët, e si rrjedhojë nuk duhen lejuar.

“Sipas një drejtoreshe në Ministrinë e Arsimit, 10% e shqiptarëve na qenkan trans & homosekualë, që do të thotë 90% jemi drejtë dhe normal”, – shkruan Juli. “Shumë bukur, ne jemi shumicë dhe ne si shumicë mendojmë se martesat brenda të njejtës gjini janë të gabuara dhe gjithashtu, mendojmë se referatet me eksperienca LGBT nëpër shkolla janë dëm mendor për fëmijët tanë dhe si rezultat nuk duhet të lejohen”

“Ndjesë, por jemi në demokraci (nëse jemi) dhe shumica gjithmonë fiton!”, – përfundon statusi i aktorit të njohur.