Zaimina Vasjari deklaron: Është koha për një ndryshim madhor, nëse te ka ndodhur dhe ty thuaj… (FOTO) – AlpeGossip
Zaimina Vasjari deklaron: Është koha për një ndryshim madhor, nëse te ka ndodhur dhe ty thuaj… (FOTO)

Zaimina Vasjari deklaron: Është koha për një ndryshim madhor, nëse te ka ndodhur dhe ty thuaj… (FOTO)

Nuk është 8 Marsi, por një lëvizje e re shoqërore, mjaft interesante ka nisur të “ziejë” këto ditë në të gjithë vendin! “Pink Movement” është nisma më e fundit, që është bërë publike në rrjetet sociale dhe asaj i janë bashkuar mjaft personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Një prej tyre, këngëtarja e sapobërë mama, Zaimina Vasjari, e cila e ka ndarë në instastory këtë risi me të gjithë fansat virtualë.

 

Me qëllimin pozitiv, për respektimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, kjo lëvizje e cila nis zyrtarisht më 1 prill, konsiston në realizimin e një seti fotografik të vajzave të veshura me rozë. Të gjitha ato që duan t’i bashkohen kauzës, me qëllim promovimin e saj, mund të bëhen pjesë e photoshooting dhe bashkë me kujtimin e një fotoje të veçantë, do të vijë edhe ndihma konkrete në promovimin e nismës vërtet interesante.

Bravo Zaimina që i je bashkuar kësaj kauze kaq kuptimplotë!