PAS NDARJES SË ANGELINA JOLIE DHE BRAD PITT/ Ja si janë gjërat mes tyre – AlpeGossip
PAS NDARJES SË ANGELINA JOLIE DHE BRAD PITT/ Ja si janë gjërat mes tyre

PAS NDARJES SË ANGELINA JOLIE DHE BRAD PITT/ Ja si janë gjërat mes tyre

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës së tyre disa vite më parë, ndërkohë që pas disa seancash të zgjatura gjyqësore, dyshja arriti të fitonte pavarësinë e plotë. Pas divorcit, aktorja e njohur u pa se ju përkushtua totalisht 6 fëmijëve të saj dhe Pitt.

Pasi të dy kanë vazhduar me jetën e tyre, burime pranë ish-çiftit kanë zbuluar se ata e kanë lënë pas çdo gjë, sepse e kuptuan se duhet të shikonin para pa njëri-tjetrin. Burimet kanë shtuar se midis tyre nuk ekzistojnë më probleme dhe se aktorët kanë arritur në një marrëveshje për fëmijët.

Kujtojmë se në muajin prill mediat shkruan se divorci i tyre ishte finalizuar tashmë. Pavarësisht këtij momenti delikat, fëmijët kanë vazhduar të takojnë babin i tyre njësoj, ndonëse shumicën e kohës kanë qenë pranë Jolie.