DASMË PËRRALLORE NË MALDIVE/ Albani dhe Miriami martohen në fshehtësi të plotë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DASMË PËRRALLORE NË MALDIVE/ Albani dhe Miriami martohen në fshehtësi të plotë (FOTO+VIDEO)

DASMË PËRRALLORE NË MALDIVE/ Albani dhe Miriami martohen në fshehtësi të plotë (FOTO+VIDEO)

Çifti i njohur i showbizit, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani prej 12 vitesh janë një nga dyshet më të komentuara në media. Ata pak vite më parë u bënë prindër të një vajze që quhet Amelie, mirëpo përherë janë pyetur nga fansat dhe mediat se kur do të martohen.

Ditën e sotme, të gjithë fansat e çiftit janë habitur teksa Miriami ka publikuar në profilin e saj pamje nga dasma me Albanin e cila është zhvilluar në 7 maj. Këngëtarja shihet e veshur me një fustan të bardhë ndërsa Albani me një kostum po të bardhë.  Siç shihet nga pamjet ceremonia është zhvilluar në bregdet në Maldive, ndërkohë që e pranishme është edhe vajza e tyre.

PO!
U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.  U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!


U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.  Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit.

Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO … deri sa vdekja te na ndaje!

7 Maj, 2019.”, ka shkruar këngëtarja pranë fotove.

View this post on Instagram

PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO … deri sa vdekja te na ndaje! 7 Maj, 2019.

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on