Në gusht të vitit të kaluar, këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Jon, fotot e të cilit i ka ndarë shpesh me ndjekësit në profilin e saj në Instagram.
Megjithëse kanë kaluar vetëm 5 muaj nga lindja e djalit, këngëtarja i ka habitur të gjithë me format perfekte trupore.
Adelina ka fotografuar veten përballë pasqyrës, teksa ka ngritur bluzën dhe ka treguar barkun e sheshtë, që me siguri ia kanë zili të gjitha femrat.