“O ZOT, KEMI PASUR SHUMË PROBLEME”/ Suada Sherifi rrëfen sa xheloz e ka partnerin – AlpeGossip
“O ZOT, KEMI PASUR SHUMË PROBLEME”/ Suada Sherifi rrëfen sa xheloz e ka partnerin

“O ZOT, KEMI PASUR SHUMË PROBLEME”/ Suada Sherifi rrëfen sa xheloz e ka partnerin

Suada Sherifi na ka shuar të gjithëve një kuriozitet të vogël që kemi pasur për të.

A është xheloz bashkëshorti i saj për një bukuroshe si ajo?

E ftuar në “Thumb”, Suada rrëfeu pa hezitim se partneri Eldi Dizdari me të cilin ka edhe një vajzë, është shumë xheloz:

“Kemi pasur shumë probleme xhelozie. Një ditë, e kisha telefonin silent dhe isha në makinë duke biseduar me një mikeshën time. Ai ndërkohë m’i kishte rënë 5 herë rresht telefonit, unë asnjë përgjigje se s’e kisha dëgjuar. O Zot! Gjithsesi, tani gjërat kanë ndryshuar paksa sepse edhe marrëdhënia është konsoliduar.”

Nga ana tjetër ajo vetë rrëfeu se është tepër tolerante:

“Çdo njeri është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Çdo zgjedhje, qofshin edhe të gabuara, pjesa e pasojave është tjetër pastaj.”

Ndër të tjera, Suada vuri veçanërisht në dukje marrëdhënien fantastike që ka me vjehrrën, duke zbuluar se ajo është gjithnjë në krahun e saj.