Këngëtari Blero është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit Atdhe Dema.
I pyetur për arsyen e intervistimit të Blerim Muharremit – Blero, prokurori nuk ka preferuar të jap detaje.
“Po ky person është nën hetime, jamë në seancë dhe nuk mundem të flasë më tepër”, tha prokurori Dema, pa specifikuar për çka po hetohet këngëtari.
Se javën e kaluar ka qenë në Prokurori e ka konfirmuar edhe vet këngëtari, por ka preferuar të mos komentoj rreth rastit.
“Nuk komentojë për këtë rast”, tha Blero.
Këngëtari Blero edhe para dy viteve ishte intervistuar nga Policia e Kosovës për armë mbajtje pa leje.
Lajmi ate kohe ishte konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas të cilëve këngëtari Blero nuk kishte bërë asnjë herë kërkesë për të marrë leje për armë në këtë Ministri.