DONI TË PRISNI BALUKE? Zbuloni se cila formë i shkon fytyrës tuaj – AlpeGossip
DONI TË PRISNI BALUKE? Zbuloni se cila formë i shkon fytyrës tuaj

DONI TË PRISNI BALUKE? Zbuloni se cila formë i shkon fytyrës tuaj

Prerja e flokëve me baluke, është nga ato lloj ndryshimesh që ka fuqinë të të transformojë. Nga prerja e tyre ka dalë shprehja e famshme (një vajzë që ndryshon modelin e flokëve është gati për një jetë të re!).

Por, sa njerëz pyesim dhe sa të besdisura bëhemi derisa ta vendosim përfundimisht?! Shumë, prandaj çfarë do t’ju bënte të merrnit vendimin e duhur është të njihni veten dhe çfarë ju shkon.

Nëse ke një fytyre rrumbullake, duhet të presësh baluke anash! Ky kënd do t’ju japë idenë e një fytyre më të zgjatur!

Fytyra në formë zemre kërkon baluke të ndara në mes dhe me shumë volum! Hidhini një sy flokëve të Selena Gomez-it dhe frymëzohuni.

Një fytyrë ovale janë ideale baluket e prera drejtë. Sekreti i tyre është tek iluzioni që krijojnë. Asgjë më tepër.

Nëse keni një fytyrë katrore, kërkojnë baluke relativisht të gjata dhe me shkallëzim.

Kush ka një formë fytyre si ajo e Rihanna-s, të mos mendohet dy herë për një prerje të tillë!