“MË LININ TE SHKALLËT E RADIOS”/ Silva Gunbardhi zbulon si nisi lufta për një vend në muzikë – AlpeGossip
“MË LININ TE SHKALLËT E RADIOS”/ Silva Gunbardhi zbulon si nisi lufta për një vend në muzikë

“MË LININ TE SHKALLËT E RADIOS”/ Silva Gunbardhi zbulon si nisi lufta për një vend në muzikë

Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi ishte e ftuar në nisjen e sezonit të ri të emisionit “Në shtëpinë tonë”, ku foli hapur për karrierën, familjen, miqësitë dhe disa prej momenteve më të vështira që ka përjetuar ndër vite.

Duke kujtuar fillimet e saj në muzikë, Silva tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. Artistja rrëfeu se në hapat e parë është përballur me vështirësi dhe jo gjithmonë ka gjetur mbështetjen që kërkonte.

“Ishte e vështirë të çaje dikur. Rrija te shkallët e radios dhe më thoshin ‘kam punë’”, kujtoi ajo.

Këngëtarja foli edhe për miqësitë që kanë arritur t’i rezistojnë kohës, duke veçuar Eranda Libohovën dhe Irini Qirjakon si dy prej mikeshave të saj më të afërta.

Një prej momenteve që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte rrëfimi i saj për këngën “Të ka lali shpirt”, një prej hiteve më të njohura të karrierës së saj. Pavarësisht suksesit të madh të këngës, Silva bëri një deklaratë të papritur:

“Nuk e kam gëzuar asnjëherë këngën ‘Të ka lali shpirt’”, u shpreh ajo.

Artistja u ndal gjithashtu te disa prej situatave që e kanë lënduar gjatë viteve, veçanërisht lajmet dhe komentet e pavërteta që janë publikuar për të.

“Askush nga gazetarët nuk tha ‘më fal’”, deklaroi Silva.

Gjatë bisedës, ajo u pyet edhe për videon e publikuar së fundmi që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shfaqet këngëtari Mandi i Nishtullës në një gjendje të rënduar.

Për këtë situatë, Silva u shpreh kundër publikimit të pamjeve, duke theksuar se bëhet fjalë për jetën private të artistit.

“Është jeta e tij personale dhe nuk mendoj se duhej publikuar ajo”, tha Silva Gunbardhi.