BËNI KUJDES/ Këto 7 shenja tregojnë që veshkat tuaja kanë probleme – AlpeGossip
BËNI KUJDES/ Këto 7 shenja tregojnë që veshkat tuaja kanë probleme

BËNI KUJDES/ Këto 7 shenja tregojnë që veshkat tuaja kanë probleme

Probleme me gjumin– Kur veshkat tuaja nuk funksionojnë siç duhen, niveli i lartë i toksinave në trup e vështirëson gjumin dhe pushimin gjatë natës. Personat që kanë probleme me veshkat, shfaqin simptoma gërhije dhe urinim të shpeshtë.

Dhimbje koke, lodhje dhe debulesë– Hormoni i quajtur eritropoietina (EPO) luan një rol të rëndësishëm. Në momentin kur veshkat nuk funksionojnë siç duhen krijojnë më pak EPO, duke shkaktuar probleme me rruazat e kuqe dhe për pasojë sjellin debulesë në muskuj dhe tru. Personat me sëmundje renale vijnë përgjithëshit të verdhë.

Pështymë me shije metali– Kur veshka nuk funksionojnë siç duhet, ndodh që pështyma të marrë shije metali dhe ushqimit i ndryshon shija.

Rëndesë në frymëmarrje– Nëse ndjeni rëndesë në frymëmarrje edhe pse mund të jeni të çlodhur, bëni mirë të kontrolloheni te mjeku, pasi me gjasë veshkat tuaja kanë problem.

Enjtje e këmbëve dhe duarve– Veshkat të cilat nuk punojnë siç duhet, nuk janë në gjendje që të nxjerrin lëngjet nga trupi. Kjo gjë shkakton fryrje të gjymtyrëve.

Dhimbje shpine- Insufiçenca reale mund të shkaktojë dhimbje shpine, e cila shkaktohet nga kiste renale, ose thënë ndryshe nga qese plotë me lëng, si pasojë e një veshke policistike. Në këtë rast, duhet ti drejtoheni patjetër mjekut, shkruan noa.al.

Ndryshim në urinë– Shpeshtia e urinimit, ngjyra apo aroma, është një tregues i pastër i problemeve në veshka. Situatë alarmante cilësohet kur ngriheni natën për të urinuar, kur keni gjak në urinë apo kur urina është e shkumëzuar.