LEDRI POSTON FOTON DUKE HEKUROSUR/ Ja çfarë komenti epik i bën Ermal Fejzullahu: Harrove… – AlpeGossip
LEDRI POSTON FOTON DUKE HEKUROSUR/ Ja çfarë komenti epik i bën Ermal Fejzullahu: Harrove…

LEDRI POSTON FOTON DUKE HEKUROSUR/ Ja çfarë komenti epik i bën Ermal Fejzullahu: Harrove…

Ditën e sotme Ledri publikoi një foto shumë të bukur, ku shihej me një furç dhëmbësh dhe duke hekurosur.

Krah fotos ai shkroi me nota humori: ” Djal për shpi!”, duke bërë që të gjithë të shkriheshin gazit teksa nuk kanë munguar as komentet epike.

Mirëpo, ai që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është Ermal Fejzullahu, i cili domosdo e kishte diçka për të thënë për shokun e tij.

“Shpia nmaldives harrove me cek!”- ka shkruar ai. Tani, ne e marrim vetë me mend se çfarë punësh mund të bësh në një shtëpi në Maldive.

Në fakt tani që do bëhet baba kemi parë goxha ndryshime të Ledrit dhe me siguri është bërë edhe ndopak çun për shtëpi.

Dy ditë më parë ai na shkriu zemrat të gjithave me reagimin e tij në një lojë të bërë nga Sara. Kjo e fundit ka shfrytëzuar ditët e fundit të shtatzënisë për t’i bërë një prank Ledrit.

Teksa ai ndodhej në dhomën tjetër, Sara ka hedhur pak ujë te bluza duke supozuar se shtatzënisë i erdhi fundi.

Ajo thirri Ledrin, i cili është gëzuar shumë teksa ka filluar ta qetësojë Sarën me fjalë të bukura dhe përqafime.

Megjithatë, ankthi te reperi është mëse i dukshëm. Ai sillet rrotull e nuk di se si të veprojë, dhe vazhdimisht pyet Sarën “Ta telefonoj mamin?”

Në fund, kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë ai është përlotur dhe emocioni është mëse i kuptueshëm.