DJALI I TYRE MBUSH 1 VJEÇ/ Princ William dhe Kate Middleton publikojnë fotot e para të ditëlindjes – AlpeGossip
DJALI I TYRE MBUSH 1 VJEÇ/ Princ William dhe Kate Middleton publikojnë fotot e para të ditëlindjes

DJALI I TYRE MBUSH 1 VJEÇ/ Princ William dhe Kate Middleton publikojnë fotot e para të ditëlindjes

Princ Louis mbush 1 vjeç nesër, megjithatë Princ William dhe Kate Middleton kanë publikuar fotot e para të realizuara për ditëlindje.

Ato kanë publikuar 3 foto, të realizuara në fillim të këtij muaji në shtëpinë e tyre në Norfolk.

Çifti mbretëror tashmë e ka kthyer në traditë publikimin e fotove të fëmijëve gjatë eventeve të rëndësishme, si përshembull kjo ditëlindje dhe zakonisht Kate është fotografja.

Sipas një burimi, Louis është një fëmijë shumë i mbarë, i qetë dhe gjithmonë i qeshur. Kjo gjë në fakt mund të dallohet dhe në fotot e publikuara, pasi buzëqeshja e tij i ka bërë të gjithë ndjekësit të ‘çmenden’.

Edhe pse së fundmi, Harry dhe Meghan kanë qenë në qendër të vëmendjes të mediave, duket se me këto foto, të gjithë do fillojnë të flasin për William dhe Kate.