NUK DI TË NDALET SHQIPJA/ Ish-konkurentja: Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin (FOTOT) – AlpeGossip
NUK DI TË NDALET SHQIPJA/ Ish-konkurentja: Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin (FOTOT)

NUK DI TË NDALET SHQIPJA/ Ish-konkurentja: Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin (FOTOT)

Melisa-Andi janë një nga dyshet më të diskutura të ditëve të fundit, përveç çiftet të vërtetë të krijuar nga “Për’puthen”, Tea-Beart. Është përfolur se Andi dhe Melisa kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin jashtë programit dhe janë publikuar disa foto që i kanë përforcuar akoma më shumë këto dyshime. Mirëpo Melisa i hodhi poshtë akuzat ditën e djeshme, duke u shprehure se imazhet me kapuç dhe detajet e njëjta në shtëpitë e tyre ishin thjesht rastësi. (Lexo Këtu)

Ndërkohë pas kësaj deklarate të Melisës, reagoi menjëherë Fationi, i cili ishte i pari që ngriti akuza se ajo kishte krijuar një lidhje të fshehtë.

“Ndërrova mendim për Oskar si aktoren më të mirë të vitit… pff rëshkiti hahahaha. Kam 1 palë atlete Armani kush i do?! Janë të shtrenjta. Hahahaha o zot lottt o njerëz hë mo e keni seriozisht se u meka. Hmmm tani që e mendoj mos dhe unë e luajta bukur ikjen nga skena?! Iii sa gjynah nuk qava dot as u drodha duhet ta bëja që të ma besonin… a ç’më iku situata të më vij dhe 1 shans i dytë. Rastësisht kjo shoqja ime ka ËC njësoj ups ça rastësise. Hahaha u lotova bravo! Vjen së shpejti”, shkroi Fationi në një postim.

Mirëpo më pas ai u pendua dhe e fshiu deklaratën e fortë, duke u shprehur se nuk dëshiron të marrë vëmendje të pamerituar përderisa nuk është më pjesë e programit.

Nga ana tjetër Shqipja i ka hedhur benzinë zjarrit dhe është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. E ftuar në “Top Albania Radio”, Shqipja pohoi se dyshja kanë nisur bashkëjetesën. Ajo është shprehur se Melisa zgjodhi Fationin në emision thjesht për “show”, sepse në realitet kishte ndjenja për Andin.

Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…”, është shprehur Shqipja gjatë intervistës.