Përfitonte nga bukuria, arrestohet infermieria seksi që drogonte pacientët dhe më pas... - AlpeGossip
Përfitonte nga bukuria, arrestohet infermieria seksi që drogonte pacientët dhe më pas…

Përfitonte nga bukuria, arrestohet infermieria seksi që drogonte pacientët dhe më pas…

Duke përfituar nga aftësitë e saj estetike, i joshte fillimisht meshkujt, duke i bërë të imagjinojnë mbrëmje të paharrueshme. Por pastaj, me ndihmën e ndonjë gote verë me pluhur droge brenda, i grabiste dhe përfitonte, duke i marrë kartat e bankomatit për t’i zhvatur dhe paratë.
Është kjo aventura tragjikomike ku kanë mbetur viktimë meshkuj të ndryshëm në Trevizo të Italisë. Gruaja, një infermiere 34-vjeçare nga Rumania, e cila punonte në spitalin e Padovës, është arrestuar nga karabinierët.

Hetimet, sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane “Gazzettino”, kanë nisur pas disa rasteve të çuditshme të disa pacientëve të spitalit ku punonte e reja.

Duke hetuar, policia ka zbuluar xhiron e pazakontë të të dashurve dhe taktikën që gruaja kishte vënë në jetë me dhjetëra herë, përcjell Shqip.

Ndërsa meshkujt ishin të çoroditur nga droga, ajo u merrte atyre kartat e bankës dhe shkonte në sportelin më të afërt për të marrë sa më shumë para që të kishte mundësi.