“A DO JETË DITEA NË BBV?” Sarah Berisha u përgjigjet fansave – AlpeGossip
“A DO JETË DITEA NË BBV?” Sarah Berisha u përgjigjet fansave

“A DO JETË DITEA NË BBV?” Sarah Berisha u përgjigjet fansave

Blogerja e njohur, Sarah Berisha, fitoi popullaritet më të madh pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Në edicionin e parë të reality show-t, ajo arriti që të fitonte zemrën e publikut me karakterin e saj.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram” ku me 311 mijë ndjekësit ndan momente të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe ajo private.

Në postimet e saj nuk mungon e motra, Ditea Berisha, e cila është gjithashtu një emër i njohur për publikun

Së fundmi, Sarah ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj. Por ka patur nga ata që e kanë pyetur edhe për të motrën.

Teksa po afrohet dita që të nisë transmetimin edicioni i tretë i BB VIP, dikush e ka pyetur blogeren nëse Ditea do të jetë pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

“A do jetë Ditea në BBV?”, është pyetja drejtuar Sarah, e cila ka kthyer përgjigje duke postuar një foto të saj së bashku me motrën dhe krahas shkruan:

“Aaa këtë vërtetë që se di”.

Ndërkohë kujtojmë se blogerja gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 1” u njoh me DJ Pm, më të cilin nisi një lidhje dashurie. Romanca e tyre vazhdon edhe pas daljes nga BB VIP, por duket se kanë vendosur që të mos postojnë shumë foto apo video së bashku në rrjetet sociale.