Ç’PO NDODH? Anxhelina dhe Oni Hysenbelliu kapen “mat” në të njëjtën festë (FOTO) – AlpeGossip
Ç’PO NDODH? Anxhelina dhe Oni Hysenbelliu kapen “mat” në të njëjtën festë (FOTO)

Ç’PO NDODH? Anxhelina dhe Oni Hysenbelliu kapen “mat” në të njëjtën festë (FOTO)

Lidhja e Anxhelina Hadërgjonajt me Oni Hysenbelliun ka qenë shumë e komentuar në media vite më parë, por edhe pas ndarjes dyshja vijuan të ishin në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme mbesa e Fatmirit feston ditëlindjen dhe e ftuar ka qenë edhe Anxhelina. Këtë e ka zbuluar motra e saj, Agnesa e cila ka postuar një video ku Anxhelina shfaqet duke u argëtuar me vogëlushen.

Ndërsa Fatmiri sigurisht ndodhej gjithashtu në festë dhe ka publikuar foto e video ku në njërën prej tyre larg dallohet edhe Anxhelina e veshur me xhinse dhe bluzë lejla.

“I ruajmë kontaktet. Jemi miq, jo shumë të ngushtë, por e urojmë gjithnjë njëri-tjetrin për festa”, është shprehur Anxhelina për Onin.