“FALEMINDERIT QË NUK MË TRAJTOVE SI NJË VARSE RROBASH”/ Modelja shqiptare bën dedikimin e ndjerë për Karl Lagerfeld – AlpeGossip
“FALEMINDERIT QË NUK MË TRAJTOVE SI NJË VARSE RROBASH”/  Modelja shqiptare bën dedikimin e ndjerë për Karl Lagerfeld

“FALEMINDERIT QË NUK MË TRAJTOVE SI NJË VARSE RROBASH”/ Modelja shqiptare bën dedikimin e ndjerë për Karl Lagerfeld

Legjenda e botës së modës, Karl Lagerfeld, u nda nga jeta sot në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas trende dhe shprehje të paharrueshme.

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ndan publikisht disa nga momentet e saj nga sfilatat e “Chanel”, por edhe kujton në mënyrën më të veçantë njohjen me dizajnuesin ikonë.

Ajo tregon se ishte trajtuar në mënyrën më miqësore nga Karl, i cili gjithmonë ishte kujdesur që të dinte më shumë për kulturën e vendit të origjinës së saj.

Madje Emina sjell në mendje se dizajnuesi e krahasonte me sopranon e bukur amerikano-greke, Maria Callas.

Maria Callas

“Më keni quajtur Maria Callas kur as nuk e dija kush ishte ajo. Çfarë nderi ishte të kaloja gjithë ato vite pranë jush dhe krijimtarisë suaj, faleminderit që gjithmonë më trajtove si qenie njerëzore dhe nuk më trajtove vetëm si një varëse rrobash ecëse, por gjithmonë më ke pyetur për të kaluarën dhe kulturën time dhe bëje shaka dhe ndaje (kujtime nga) udhëtimet e tua. (Këto janë disa nga shfaqjet më të preferuara të modës të Chanel ku kam sfiluar)”, shkruan në postimin e saj Emina.

Prej kohësh modelja shqiptare është shkëputur nga bota e modelingut, për t’iu përkushtuar familjes së saj.