Edona Llalloshi feston ditëlindjen, dhuratën më të bukur e merr nga vajza e saj… (FOTO) – AlpeGossip
Edona Llalloshi feston ditëlindjen, dhuratën më të bukur e merr nga vajza e saj… (FOTO)

Edona Llalloshi feston ditëlindjen, dhuratën më të bukur e merr nga vajza e saj… (FOTO)

Këngëtarja e hitit “Simpatia”, Edona Llalloshi ka rreth 20 vite që është pjesë e tregut muzikor shqiptare. Duke qenë se është rritur në skenë, publiku e ka të pamundur të dallojë edhe ndryshimet e saj ndër vite. Sot ajo feston 39-vjetorin e lindjes dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar tek këngëtarja është se tashmë ajo është një nënë e lumtur dhe grua e plotësuar në të gjitha aspektet. Këtë gjë Edona e ka treguar edhe nga fotografitë dhe dhuratat që ka marrë ditën e sotme për ditëlindjen. Më e veçanta dhe domethënësja nga të gjitha, është dhurata që vajza e saj, Doa ka përgatitur për këngëtaren. Në një letër ajo ka vizatuar të ëmën duke kënduar dhe sipër saj ka shkruar: “Mami gëzuar ditëlindjen. U bëfsh 100 vjeçe. Të do vajza jote Doa. Mami më e mirë”.

Normalisht që për Edonën nuk duhet të ketë dhuratë më të bukur se kjo dhe se dashuria e fëmijëve të saj.