Streçet janë i vetmi element për të cilat jemi 100% të sigurt që ndodhen në garderobën e secilës prej nesh. Nuk ka rëndësi çfarë trendesh dalin apo rikthehen, dashuria për streçet nuk zbehet kurrë për shumë arsye. Një prej tyre është fakti që mund t’i veshim në mënyra nga më të ndryshmet, duke nisur që nga më sportivet e deri tek më elegantja.
Si të dukeni elegante dhe chic me streçe? Sekreti qëndron tek trikoja/palltoja/pulovra që do të vishni sipër.
Tregohuni të zgjuara dhe investoni në triko më të gjata se mesatarja (treçerekshe), kombinojini me streçe të plota dhe jeni thuajse gati!
Eshtë kombinimi më i rehatshëm dhe më stil gjatë ditëve të dimrit, ku gjithçka duam të veshim janë streçet dhe palltot.
Një tjetër hile që funksionon është të zgjidhni ngjyra që duken gjithnjë chic si bezha, gri e errët dhe sigurisht e zeza.