Rozana për të ndjerin Françesk Radi: ‘1 vit pa ty si një jetë’ (FOTO) – AlpeGossip
Rozana për të ndjerin Françesk Radi: ‘1 vit pa ty si një jetë’ (FOTO)

Rozana për të ndjerin Françesk Radi: ‘1 vit pa ty si një jetë’ (FOTO)

Data 3 prill shënon 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të madh shqiptar Françesk Radi i cili është një humbje e madhe për artin dhe muzikën shqiptare.

Artisti u shua në 2017-ën pas një hemorragjie cerebrale dhe pasi ra në koma nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Sot të gjithë po përkujtojmë këngëtarin e ndjerë ndërkohë që mbesa e tij Rozana Radi ka bërë një postim prekës në profilin e saj të Instagram-it.

Këngëtarja së bashku me të gjithë dashamirësit e Françesk Radit kanë përuruar bustin e tij tek Liqeni Artificial i Tiranës. Gjithashtu ata kanë mbjellë një pemë në emër të tij.

“Sot ne vazhdojmë rrugëtimin e ëndrrës tënde që edhe pse e prerë, tingelloi gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau , e kush qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim mik. Mirupafshim Franko! Do takohemi një ditë” -shkruan ndër të tjera Rozana.