VAJZA E ROBERT ALIAJ/ Gala shkëlqen në “The Voice Kids” në Belgjikë (VIDEO) – AlpeGossip
VAJZA E ROBERT ALIAJ/ Gala shkëlqen në “The Voice Kids” në Belgjikë (VIDEO)

VAJZA E ROBERT ALIAJ/ Gala shkëlqen në “The Voice Kids” në Belgjikë (VIDEO)

Vajza e vogël e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Ajo ka shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur.

Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin e sidomos babai i saj Roberti.

Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram”, Arbër Çepani.

Arbëri shkruan i bindur se ajo do arrijë majat e suksesit botëror dhe se ka bërë krenar fisin e tyre.